SINNER FITON NË MONTE CARLO! Nuk kishte humbur asnjë set në 18 ndeshjet e fundit, do jetë përballë kanadezit Felix Auger-Aliassime

Jannik Sinner fitoi ndeshjen e tij kundër Tomas Machac duke siguruar një vend në 1/16 të Monte Carlo Masters. Ai humbi një set kundër kundërshtarit të tij , duke ndalur rekordi në 37 sete të fituara radhazi.

Jannik Sinner humbi një set kundër Tomas Machac, që do të thotë se rekordi i tij ndalon në 37 sete të fituara radhazi, por duke fituar në fund dhe duke siguruar një vend në 1/16 të Monte Carlo Masters.

24-vjeçari, i cili po synon t’i pushtojë vendin e parë të klasifikimit botëror tenistin spanjoll Carlos Alcaraz, nuk kishte humbur asnjë set në 18 ndeshjet e fundit në turnetë e nivelit ATP Masters 1000.

Edhe pse fitoi setin e parë me lehtësi, Machac rrëmbeu të dytin në tie break duke detyruar Sinner të zbriste me këmbë në tokë.

Tenisti çek u përpoq të shkaktonte një përmbysje surprizë që do të trondiste botën e tenisit. Ndërsa italiani bëri shumë gabime në setin e dytë gjë që i kushtoi dhe ndaljen e rekordit.

Megjithatë ai nuk dorëzua dhe tha fjalën e fundit duke triumfuar me vendosmëri me rezultatin 6-1, 6-7, 6-3.

Tashmë Sinner e gjen vetën në raundin tjetër përballë kanadezit Felix Auger-Aliassime ku do të diskutojnë një vend për në gjysëmfinalet e turneut në Monako.

Jannik ka luajtur më parë në gjysmëfinalet e Monte Carlo Masters, por nuk e ka fituar asnjëherë këtë event.

Në rast se ai kurorëzohet si kampion i kompeticionit, atëherë do të merrte pikë mjaftueshëm për tu ngjitur në vendin e parë të renditjes në tenis, një qëllim që e ka shprehur shumë herë nëpër intervista.