LIVERPOOLI BESON TE SLOT! Klubi pritet ta mbajë teknikun edhe për sezonin e ardhshëm
Arne Slot mund të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në krye të Liverpul. Pronarët amerikanë të klubit mbeten të bindur se trajneri holandez është njeriu i duhur për projektin afatgjatë, edhe pse rezultatet e fundit kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me performancën e ekipit.
Liverpooli ka humbur tre ndeshje radhazi, në 3 kompeticione të ndryshme. Kjo ka bërë që në Angli të përflitet për një largim të trajnerit Slot. Të kuqtë janë thuajse jashtë ccdo gare për trofe dhe kjo ka sjellë irritim të tifozët.
Por situata është ndryshe në klub. Aty ku drejtuesit e liverpul mesa duket kanë ende durim dhe besim tek tekniku holandez. Sipas mediave angleze, drejtuesit e klubit kanë në planë ta mbajnë teknikun edhe sezonin e ardhshëm.
Drejtuesit e klubit besojnë se disa faktorë e kanë penguar Slotin të fitojë trofe, pas suksesit të në sezonin debutues në Anfilld.
Këto përfshijnë vdekjen tragjike të Diogo Jota në fillim të korrikut dhe ndikimin e saj në të gjithë klubin, si dhe faktin se lojtarë të tillë si Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah kanë luajtur më pak në mënyrë efektive në fushë.
Ekziston gjithashtu një pikëpamje se Slot meriton më shumë merkato për të ndërtuar një skuadër në përputhje me filozofinë e tij..
Besimin e drejtuesve të klubit e ka pranuar edhe vetë Slot.
"E kam thënë shumë herë, ndiej shumë mbështetje, por jo vetëm nga pronarët dhe nga drejtori sportiv. Sado e çuditshme që mund të tingëllojë, unë gjithashtu ndiej mbështetjen e tifozëve.”
Edhe pse mundësia e emërimit të ish-trajnerit të Real Madridit, Xabi Alonso, ishte diskutuar më parë, kjo tani duket më pak e mundshme nga sa pritej.
Duke pasur parasysh që kontrata e Slot është e vlefshme deri në vitin 2027, drejtuesit e Liverpoolit besojnë se ish-trajneri i Feyenoord mund të vijojnë punën edhe për sezonin e ardhshëm.

