Ruçi: Fëmijët e vegjël rrezikojnë më shumë nga presioni i rrjeteve sociale dhe bullizmi

Në emisionin “Epiqendër” të Ora News, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, psikologia Elda Ruçi foli mbi ndikimin e inteligjencës artificiale dhe rrjeteve sociale në zhvillimin psikologjik të të rinjve.

Gjatë bisedës, Ruçi theksoi se mosha e adoleshencës, sidomos rreth 17 vjeç, është një periudhë ku individët janë më të aftë të kuptojnë ndikimet dhe të menaxhojnë përdorimin e teknologjisë.

Ajo theksoi rëndësinë e udhëzimit dhe monitorimit në këtë fazë, pasi është periudha ku të rinjtë fillojnë të zhvillojnë vetëdijen dhe identitetin e tyre.

Nga ana tjetër, psikologia  tha se ndërgjegjësimi i prindërve dhe edukimi mbi përdorimin e rrjeteve sociale janë çelësi për të minimizuar efektet negative të teknologjisë tek të rinjtë.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS: