Tea Kukaviqi: Bullizmi kibernetik, k*rcënim për adoleshentët

Në studion e Ora News, gjatë emisionit “Epiqendër” të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ishte e ftuar Tea Kukaviqi, ku u diskutua ndikimi i inteligjencës artificiale dhe rreziqet e saj sociale.

Gjatë fjalës së saj, Kukaviqi theksoi se një nga pasojat më shqetësuese të zhvillimit të teknologjisë dhe AI-së është përhapja e bullizmit kibernetik, një fenomen që ndodh pa ndërprerje dhe nuk njeh limite kohore.

Sipas saj, bullizmi kibernetik përfshin sulme psikologjike, sharje denigruese dhe fjalë të pamoralshme, të cilat mund të ndikojnë në vetëbesimin e viktimave, duke shkaktuar izolim, ankth dhe depresion.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS: