Bisedat në AI ruhen, eksperti tregon si të mbroni të dhënat tuaja personale

I ftuar në emisionin “Epiqendër”, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, eksperti i IT-së Ardit Gavani ka folur për sigurinë e të dhënave në përdorimin e inteligjencës artificiale.

Gjatë bisedës , Gavani theksoi se shqetësimi kryesor për sigurinë nuk lidhet aq me kompanitë teknologjike, por me vetë përdoruesit.

Sipas tij, kompanitë që zhvillojnë platforma si ChatGPT investojnë në mënyrë serioze në mbrojtjen e të dhënave dhe serverëve të tyre.

Sipas Gavanit, bisedat në platforma të tilla ruhen dhe mund të jenë të aksesueshme nëse një person tjetër merr kontrollin e telefonit apo kompjuterit të përdoruesit.

Ai sugjeroi se fshirja e bisedave mund të shërbejë si një masë shtesë sigurie, duke reduktuar rrezikun e ekspozimit të të dhënave në rast aksesi të paautorizuar.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS: