AI rrezikon profesionet digjitale dhe financiare, punët fizike të sigurta
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 9 Prill 2026, 19:17
I ftuar në emisionin “Epiqendër”, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, eksperti i IT-së Ardit Gavani ka folur për ndikimin e inteligjencës artificiale në profesione dhe sigurinë e vendeve të punës.
Gjatë bisedës, ai theksoi se disa nga profesionet që konsiderohen aktualisht më të sigurta janë ato që lidhen me punën fizike dhe zanatet.
Nga ana tjetër, ai paralajmëroi se sektorë si financa dhe programimi përballen me një rrezik më të lartë transformimi për shkak të zhvillimit të inteligjencës artificiale.
Gavani ndau edhe një batutë nga përvoja e tij në punë, duke treguar se shpesh u thotë me shaka punonjësve të tij se “keni edhe një vit punë, pastaj do na zëvendësojë AI”.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS:
