Fotoja e publikuar nga Shtëpia e Bardhë që po 'bën xhiron' e botës, toka shihet nga ana më e errët e Hënës

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të rrallë të Tokës, të realizuar nga ana më e largët e Hënës.

Fotoja është shkrepur më 6 prill 2026 nga mjeti hapësinor Orion.

Në të shihet Toka teksa duket sikur zhytet pas horizontit hënor, një pamje e pazakontë që rrallë është parë deri më sot.

Imazhi është ndarë në rrjetet zyrtare, ku përshkruhet si një moment që tregon Tokën “nga ana tjetër”, nga një këndvështrim që nuk shihet zakonisht nga njerëzit.

Publikimi i kësaj fotografie lidhet me misionin Artemis II, i cili përfundoi një fluturim historik pranë Hënës. Ky mision zgjati rreth shtatë orë dhe arriti të kalojë rekordin e vendosur nga Apollo 13.

Gjatë këtij fluturimi u kapën edhe pamje të tjera nga ana e largët e Hënës, duke sjellë një perspektivë të re për mënyrën si duket planeti ynë nga hapësira.

Fotoja e publikuar nga Shtëpia e Bardhë që po 'bën