Në 30-vjetorin e lindjes, Teni rrëfen jetën e vështirë dhe mungesën e babait, emocionohet nga letra e të atit

Teni Vllaçaj feston sot datëlindjen e tij të 30-të.

Mes urimeve të fermerëve të tjerë, Teni është surprizuar edhe nga një letër që i kishte dërguar babi i tij.

Teni rrëfue në linjën e jetës së tij se është rritur vetëm me figurën e nënës, pasi babi i emigroi herët për të siguruar të ardhmen e familjes.

Por, siç rrëfen ai, babai i iku kur ishte 6 vjeç dhe u kthye kur bëri 16 vjeç.

Përgjatë kësaj periudhe 10-vjeçare larg njëri-tjetrit, ata kanë qëndruar 4 vite pa pasur asnjë lloj komunikimi, aq sa sipas Tenit, i harroj edhe zërin edhe fytyrën.

Por kur babai iu kthye, Teni rrëfen një tjetër episod sakrifice, hemoragjinë celebrale që i ati i tij pësoi.

Kjo ka qenë një moment i vështirë sipas tij, ndërsa në letrën drejtuar të birit, i ati e falenderon për sakrificat që ka bërë dhe i uron fat në jetë.

Ky moment, solli shumë lot dhe emocione, jo vetëm tek fermerët, por edhe tek opinionistët dhe publikun në studio.