Çfarë ndodhi? Fermeri fitoi sfidën, por nuk e pranoi, shkoi në televotim me dëshirë, por aty ngeci
Akili, Gresa dhe Fairfax ishin tre fermerët që u përballën me një sfidë, e cila ishte e vlefshme për televotimin që u hap mbrëmjen e sotme.
Tre fermerët do të duhet të hipnin sipër një kutie, dhe të lidhur me një rrip në mes që ishte ngatërruar tek trarët, do të duhet të kalonin në anën tjetër.
Kush do arrinte i pari, do i binte këmborës dhe do të shpëtonte nga televotimi.
I pari që arriti të kalonte në anën tjetër ishte Akili, por ai nuk e pranoi fitoren, duke i lënë kohë Gresës të arrinte dhe ti binte këmborës.
Aktori u pyet edhe nga moderatorja Arbana Osmani nëse ishte i sigurt për këtë vendim, i cili u përgjigj i prerë: “Po”!
Pas kësaj, moderatorja njoftoi hapjen e televotimit, me fermerin që duhej të largohej, Akili dhe Fairfax.
Televotimi do të zgjaste pak minuta dhe do ishte pikërisht Akili që do humbiste përballjen me publikun duke e lënë garën dhe duke hequr dorë nga çmimi i madh prej 200 mijë euro, mbrëmjen e sotme.
Ky veprim i Akilit u vlerësua nga opinionistët dhe u pa si një shenjë reflektimi, pas debatit të ashpër që kishte me Sarën, por mesa duket i ngeci sharra në gozhdë nga vetë publiku.

