Sheshi bosh, Facebook-u plot
Nga Lutfi Dervishi Përditësimi i fundit 6 Prill 2026, 12:23
Kjo është historia e vjetër e katër fajtorëve për situatën: Gjithkushit, Shumëkushit, Dikushit dhe Askushit
Shumekush do protestë. Dikush postoi në FB: “o sot, o kurrë!”.
Gjithkush e lexoi. Kushdo i bëri like.Askush nuk e mendoi veten në shesh.
Të gjithë ndezën TV. Dikush vazhdoi me share: “ku jeni?”. Gjithkush priste me ankth nisjen, por Askush nuk ishte aty.
Gjithkush shau nën zë. Shumëkush tha “kështu nuk vazhdohet”, por Askush nuk lëvizi.
Në darkë, Dikush u fajësua sërish ( opozita që nuk frymëzon), sepse Askush nuk bëri atë që Gjithkush e bën aq mirë në Facebook: të protestonte."
