PSG MARSHON DREJT TITULLIT! Kampionët në fuqi e kanë dërguar në 4 pikë diferencën me Lens (VIDEO)
PSG ka marrë një tjetër fitore në Ligën e Parë Franceze që e afron edhe më shumë me titullin kampion. Skuadra e Luis Enrike mposhti 3 me 1 Tuluzen falë dopietës së Dembele. Kampionët në fuqi e kanë dërguar në 4 pikë diferencën me Lens që renditet në vendin e dytë.
PSG vijon rrugëtimin për mbrojtjen e titullit kampion. Parizienët kanë fituar ndeshjen e radhës në ligën e parë franceze, teksa mposhtën 3 me 1 Tuluzen. Të besuarit e Luis Enrikës nuk toleruan para tifozëve të tyre, duke marrë tre pikët.
Trajneri Spanjoll kishtea bërë disa rotacione në formacion, duke lënë në stol lojtarë si Marquinhos, Vitinha dhe Nuno Mendes, në prag të ndeshjes së rëndësishme në Champions League kundër Liverpool.
Ousmane Dembele ishte heroi i PSG, duke realizuar dy gola dhe duke ndihmuar ekipin të shkëputet me katër pikë në krye të Ligue 1. Francezi i dha epërsinë skuadrës së tij në minutën e 22 me një supergol.
Tuluzë u kundërpërgjigj shpejt, teksa në minutën e 27, ia doli të rikthejë baraspeshën.
Para përfundimit të pjesës së parë, Dembele realizoi edhe golin e dytë personal, duke i rikthyer avantazhin PSG-së.
Goli i tretë erdhi në kohën shtesë, nga Gonçalo Ramos i cili vulosi fitoren 3 me 1. Me këtë fitore, PSG vazhdon formën e mirë me pesë fitore në gjashtë ndeshjet e fundit.
Tani vëmendja e parizienëve kalon te përballja e madhe në Champions League kundër Liverpool, që zhvillohet të mërkurën në Paris.

