Beci: 15 milionë lekë shpërblim nëse Vllaznia del kampione e Superligës

Kryetari i bashkisë  Shkodër, Benet Beci deklaroi sot se në rast se Vllaznia del kampione e Superligës këtë sezon, Bashkia do akordojë një shpërblim prej 15 milionë lekësh (të rinj) për futbollistët dhe stafin.

Në një postim në rrjetet sociale, Beci thekson se ky shpërblim vjen si një mbështetje konkrete për të bërë realitet ëndrrën që pret i gjithë qyteti.

“Emocionet kuqeblu rikthehen sot dhe sytë e gjithë Shkodrës janë te djemtë tanë. Sot Vllaznia përballet me Partizanin në një tjetër finale shumë të rëndësishme në këto javë vendimtare të kampionatit. Një ndeshje që vlen shumë dhe që na bashkon të gjithëve në mbështetje të skuadrës së qytetit tonë”, shprehet Beci.