Si të shijoni çdo moment intim/ Roli i paralojës në eksperiencën intime
Ekspertët seksualë sugjerojnë se paralojet janë pjesë thelbësore e seksit dhe mund të rrisin shumë kënaqësinë dhe intimitetin mes partnerëve.
Studimet tregojnë se seksi zakonisht zgjasin mesatarisht 5.5 deri 7.5 minuta, ndërsa gratë preferojnë që paralojet të zgjasin rreth 11-13 minuta.
Vetë akti seksual, nga momenti i penetrimit, duhet të zgjasë 14-16 minuta për të maksimizuar kënaqësinë.
Ian Kerner, terapist seksual dhe i martesës, thotë se çiftet duhet të gëzojnë paralojet para vetë aktit, pasi ato rrisin eksitimin dhe e bëjnë më të lehtë arritjen e orgazmës.
Paralojet mund të përfshijnë prekje, puthje, masazh, stimulim manual ose oral, dhe çdo çift mund të eksperimentojë për të gjetur se çfarë funksionon më mirë për të dy.
Gjithashtu, komunikimi mbi fantazitë seksuale është i rëndësishëm. Diskutimi i dëshirave dhe eksperimentimi me gjëra të reja mund të rrisë emocionet dhe afërsinë mes partnerëve, duke e bërë eksperiencën më të kënaqshme.

