Ribashkim i ngrohtë pas viteve largësie/ Djemtë e Britney Spears marrin mbiemrin e nënës së tyre
Djemtë e Britney Spears, Sean Preston dhe Jaden James, duket se kanë nisur të përdorin mbiemrin e nënës së tyre, duke lënë pas mbiemrin e babait, Kevin Federline.
Megjithatë, ky ndryshim nuk është bërë ende zyrtar në dokumente.
Ky zhvillim vjen pak ditë pasi këngëtarja publikoi disa foto të rralla me djemtë në rrjetet sociale, ku ata shfaqen së bashku pas një periudhe të gjatë largësie.
Në pamje, familja duket e qetë dhe e buzëqeshur gjatë një daljeje me varkë.
Britney Spears u bë nënë në vitet 2005 dhe 2006, gjatë martesës me Kevin Federline, nga i cili u nda në vitin 2007.
Për disa vite, marrëdhënia me djemtë ka qenë e ftohtë, sidomos pasi ata u zhvendosën në Hawaii në vitin 2023 me të atin.
Së fundmi, ata janë kthyer në Kaliforni dhe duket se raporti me nënën është përmirësuar.
Sipas burimeve pranë familjes, djemtë po kalojnë më shumë kohë me të dhe po e mbështesin, çka ka ndikuar edhe në gjendjen e saj emocionale.
Këngëtarja shihet më e qetë dhe e lumtur tani që i ka sërish pranë në jetën e saj.

