“Pothuajse perfekt”/ Kylie Jenner zbulon filmin e partnerit të saj që e ka parë 7 herë
Kylie Jenner ka treguar së fundmi se cilët janë filmat e saj të preferuar të partnerit Timothée Chalamet, gjatë një interviste në emisionin “Big Bro”.
Ajo u shpreh se filmi Call Me by Your Name i duket pothuajse perfekt dhe një nga më të mirët e aktorit. Megjithatë, pranoi se e ka të vështirë të zgjedhë vetëm një, pasi i pëlqejnë pothuajse të gjitha rolet e tij.
Përveç këtij filmi, Jenner pëlqen edhe projektet fantastiko-shkencore të aktorit, si Dune.
Ndërkohë, një tjetër film që e ka parë disa herë është Wonka, për të cilin tha se e ka ndjekur plot shtatë herë.
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet janë në një lidhje që nga prilli i vitit 2023.
Ata u shfaqën për herë të parë publikisht si çift në shtator të po atij viti, gjatë turneut Renaissance World Tour në Los Angeles. Më pas, në maj 2025, dolën bashkë për herë të parë edhe në tapetin e kuq, në ceremoninë David di Donatello Awards në Romë.

