Ndërron jetë në moshë të re aktori i serialit “Eşref Rüya”

Aktori turk Ramazan Tetik, i njohur për rolin e tij në serialin “Eşref Rüya”, ka ndërruar jetë në moshë të re pas një periudhe trajtimi në spital.

Sipas mediave dhe deklaratave të kolegëve të tij, aktori ishte shtruar në spital pas një problemi të rëndë shëndetësor, ku mësohet se kishte pësuar një çarje të aortës. Ai iu nënshtrua një operacioni të gjatë dhe më pas vijoi trajtimin në repartin e kujdesit intensiv, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

Raportohet se ai ka ndërruar jetë më 1 prill, duke tronditur botën e artit dhe kolegët e tij. Në disa burime thuhet se ai ishte 37 vjeç.

Para vdekjes së tij, ishte bërë edhe një thirrje për dhurim gjaku për shkak të gjendjes së rënduar pas operacionit që zgjati rreth 13 orë.

Seriali “Eşref Rüya”, ku ai kishte një rol, luhet nga aktorët e njohur Çağatay Ulusoy dhe Demet Özdemir.

Lajmi ka shkaktuar reagime dhe mesazhe ngushëllimi nga kolegë të tij, të cilët e kanë përshkruar si një aktor të talentuar dhe shumë të dashur në profesion.