BASHKË PËR HORMUZIN! Franca e Koreja e Jugut angazhohen për sigurinë detare në ngushticë
Franca dhe Koreja e Jugut kanë shprehur angazhim të përbashkët për forcimin e sigurisë detare, me fokus në Ngushticën e Hormuzit. Gjatë një takimi zyrtar, liderët theksuan rëndësinë e lirisë së lundrimit dhe stabilitetit në rajon. Ata paralajmëruan se çdo destabilizim mund të ndikojë në ekonominë globale.
Franca dhe Koreja e Jugut kanë shprehur angazhim të përbashkët për të forcuar bashkëpunimin në çështjet e sigurisë detare, me fokus të veçantë në Ngushticën e Hormuzit, një pikë kyçe për tregtinë globale të energjisë.
Sipas raportimeve gjatë takimit zyrtar, presidenti francez Emmanuel Makron dhe homologu i tij Koreano Jugor Yoon Suk Yeol theksuan rëndësinë e bashkërendimit të përpjekjeve ndërkombëtare për të siguruar lirinë e lundrimit dhe stabilitetin në rajon.
Ngushtica e Hormuzit përmes së cilës kalon një pjesë e konsiderueshme e furnizimit global me naftë, ka qenë shpesh në qendër të tensioneve gjeopolitike.
Ku çdo tension apo incident në këtë zonë ndikon menjëherë në çmimet ndërkombëtare të energjisë dhe në zinxhirët globalë të furnizimit.
Të dy liderët ranë dakord se çdo destabilizim në këtë zonë mund të ketë pasoja të rënda për ekonominë botërore.
Franca një aktor i rëndësishëm ushtarak në rajon, dhe Koreja e Jugut, një importues i madh i energjisë, kanë interes të përbashkët për të ruajtur rrjedhën e sigurt të burimeve energjetike.
Bashkëpunimi i tyre pritet të përfshijë koordinim diplomatik, si dhe mbështetje në misione ndërkombëtare për sigurinë detare.
Deklarata e përbashkët e dy liderëve shihet si një sinjal i forcimit të partneriteteve midis Evropës dhe Azisë në çështje globale të sigurisë, jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe atë strategjik.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar po kërkon mënyra për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme dhe për të garantuar stabilitet afatgjatë në rrugët kryesore tregtare.

