Raportohen sulme të reja në të gjithë Lindjen e Mesme, ndërsa Izraeli shënjestron Bejrutin
Izraeli nisi sot në mëngjes një seri sulmesh në Liban, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
“IDF ka filluar të godasë vendet e infrastrukturës së Hezbollahut në Bejrut”, tha ushtria në një deklaratë në Telegram.
Ushtria izraelite gjithashtu raportoi sulme të shumta me raketa nga Irani gjatë natës.
“Forcat e kërkim-shpëtimit, si rezervë ashtu edhe forca të rregullta, janë nisur drejt vendeve në Izraelin qendror ku janë marrë raportuar sulmet”, tha IDF.
Ndërkohë, në Teheran, banorët në veri dhe perëndim të qytetit raportuan shpërthime.
Në hakmarrje për sulmet SHBA-Izrael të nisura më 28 shkurt, Irani ka shënjestruar gjithashtu vendet e Gjirit që i konsideron aleatë të SHBA-së.
Gjatë natës, banorët në Bahrein u nxitën të kërkonin strehim, ndërsa në Dubai mbeturinat nga sistemi i përgjimit ajror ranë mbi fasadën e ndërtesave në dy incidente të ndara. “Nuk u raportuan te plagosur”, thanë zyrtarët.

