Ushtria iraniane pretendon se ka goditur një tjetër avion luftarak amerikan

Ushtria iraniane pretendoi se kishte goditur një aeroplan të dytë luftarak amerikan.

Aeroplani A-10 Thunderbolt II, me nofkën Warthog, u rrëzua në ujërat e Gjirit Persik.

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit e interceptuan dhe e shënjestruan atë pranë Ngushticës së Hormuzit, raportoi media shtetërore iraniane, duke cituar një deklaratë nga zyra e marrëdhënieve me publikun e ushtrisë.

Ky pretendim vjen disa orë pasi një avion luftarak F-15E Strike Eagle u rrëzua mbi Iran, sipas mediave iraniane dhe burimeve amerikane.

Ushtria amerikane nuk ka komentuar, ndërkaq Shtëpia e Bardhë tha vetëm se presidenti amerikan, Donald Trump, është informuar për këtë çështje.

Sipas tij, rrëzimi i avionit luftarak amerikan F-15 në Iran, nuk do të ndikojë në negociata me vendin islamik.