Osmani nesër ia dorëzon detyrën e presidentes Albulena Haxhiut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2026, 21:16
Presidentja e Vjosa Osmani do t’i dorëzojë detyrën Kryetares së Kuvendi i Kosovës, Albulena Haxhiu, nesër, më 4 prill 2026.
Akti ceremonial i dorëzim-pranimit të detyrës është planifikuar të mbahet në Kabinetin e Presidentes, në orën 16:00.
Sipas Kushtetutës, nëse presidenti i ri nuk zgjidhet deri më 4 prill, atëherë detyrën e presidentit do ta ushtrojë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Posti i ushtruesit të detyrës së presidentit nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj. ai.
