34 ditë afat shtesë për zgjedhjet presidenciale/ Bajraktari: Ka mungesë angazhimi të dukshme nga LVV

Procesi i zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës ka hyrë në një fazë të re pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që ka dhënë një shtesë afati për Kuvendin.

Ky vendim u jep mundësi deputetëve të gjejnë konsensus përpara se të përfundojë mandati i ushtrueses së detyrës, Vjosa Osmani.

Në një lidhje direkte për Ora News në hapësirën “Për shqiptarët”, avokati Ardian Bajraktari tha se
Gjykata i dha Kuvendit një mundësi shtesë prej 34 ditësh, duke filluar llogaritjen e afatit nga 11 shkurti, data e konstituimit të legjislaturës së dhjetë.

Ai shtoi se, deri tani, nuk është vërejtur aktivitet i shtuar nga partitë politike, veçanërisht nga kryeministri Albin Kurti.

"Mbetet për t'u parë se si do të zhvillohet ecuria e mëtejshme, por mungesa e angazhimit është e dukshme," tha Bajraktari.

Me përfundimin e mandatit të Vjosa Osmanit, pritet që ajo të rikthehet në skenën politike aktive, gjë që mund të ndryshojë dinamikën në Kuvend dhe marrëdhëniet me qeverinë aktuale.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS: