Skandal në Prishtinë/ Punonjësja e OSBE-së para gjykatës për spiunazh në favor të Serbisë
Jelena Gjukanoviç, një punonjëse e OSBE-së, u paraqit sot para gjykatës së Prishtinës nën dyshimet për spiunazh në bashkëpunim me një tjetër person për llogari të inteligjencës serbe.
Prokuroria thotë se ajo ka pasur qasje në informacione të rëndësishme dhe takime me përfaqësues vendorë e ndërkombëtarë, sidomos në veri të Kosovës, dhe ka dërguar informacione sensitive në Beograd.
Në dosje janë gjetur komunikime që prokuroria i konsideron mesazhe të koduara, ku përmendet një “falënderim për punën në Kosovë”, interpretuar si lidhje me veprimtarinë e inteligjencës serbe. Mbrojtja ka kundërshtuar këto pretendime, ndërsa prokuroria po përdor mesazhet dhe dokumentet si prova për spiunazh.
Grupi hetimor dhe gjykata po vazhdojnë punën për zbardhjen e plotë të rastit.
