Tërmet i fortë godet Thesprotin, ja sa ishte magnituda dhe ku ndodhej epiqendra e lëkundjeve

Sot pasdite, më 3 prill, Greqia u godit nga një tërmet me magnitudë 4.3 ballë sipas shkallës Rihter.

Tërmeti ndodhi rreth orës 17:20, me epiqendrën 6 kilometra në lindje-verilindje të Leptokarias, në rajonin e Thesprotisë, dhe me thellësi 5 kilometra.

Edhe mëngjesin e sotëm, po në të njëjtin rajon, u regjistrua një tërmet tjetër me magnitudë 3.9 ballë në orën 08:51.

Para këtyre goditjeve, kishte pasur dy lëkundje të tjera më të lehta me magnitudë 2.4 dhe 2.5 ballë.

Instituti Gjeodinamik grek po ndjek situatën dhe monitoron rajonin për lëkundje të mëtejshme.