"Zgjedhja e presidentit, polarizëm i thellë"/ Gjinali: Barikadimi i palëve në Kuvend tregojnë se konsensusi duket i largët

Në një lidhje direkte për Ora News në hapësirën “Për Shqiptarët”, politologu Ardit Gjinali foli për tensionet e fundit në Kuvendin e Kosovës.

Ai analizoi dinamikën e seancës së fundit parlamentare dhe pasojat e mundshme për procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Seanca e fundit tregoi një ditë tipike politike, me akuza dhe kundërakuza, përplasje verbale dhe një barikadim të qartë mes mazhorancës dhe opozitës,” tha Gjinali.

Ai shtoi se kjo situatë rikthen kujtimet e legjislaturës së parë katërvjeçare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe tregon një vullnet të kufizuar për bashkëpunim politik.

“Ky polarizim i thellë tregon se marrëveshje të rëndësishme politike, si zgjedhja e presidentit, mund të jenë shumë të vështira për t’u arritur.”-tha ai. 

Sipas Gjinalit, seanca e sotme nuk është një incident i izoluar, por një sinjal i bllokimit politik që mund të ndikojë në funksionimin e institucioneve kyçe të vendit.

“Tradita e krizave ciklike politike dhe barikadimi i palëve në Kuvend tregojnë se konsensusi duket i largët për momentin.”- u shpreh politologu.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS: