FOTO+VIDEO/ Pluhuri afrikan “mbyt” Kretën! Qielli kthehet në portokalli, probleme në aeroportin e Heraklionit! Apel qytetarëve që të bëjnë kujdes
Një valë e fortë pluhuri afrikan ka mbuluar Kretën, duke e kthyer peizazhin në një pamje të ngjashme me Saharën. Dukshmëria është ulur ndjeshëm, duke detyruar devijimin e fluturimeve dhe duke krijuar vështirësi në qarkullim. Cilësia e ajrit është përkeqësuar, me nivele të larta të grimcave të rrezikshme për shëndetin. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes, ndërsa fenomeni pritet të vijojë edhe në ditët në vijim.
Këto nuk janë skena nga ndonjë skenar filmash fanta shkencë, por janë pamje që vijnë nga Kreta e Greqisë.
Një valë e fortë pluhuri afrikan ka goditur ishullin, me epiqendër Heraklionin. Tashmë qyteti të kujton Saharën, me "vellon" e pluhurit afrikan që mbulon qytetin, duke "zhdukur" portin.
Përveç peizazhit të verdhë mbizotërues, përqendrimi në rritje i pluhurit afrikan po e bën atmosferën mbytëse.
Shumë zona janë mbulua nga pluhuri, duke zvogëluar shumë dukshmërinë, ndërsa oborret, shtëpitë dhe automjetet u mbushën me baltë nga shirat e paktë.
Situata në aeroportin "Nikos Kazantzakis" është shqetësuese, pasi pluhuri afrikan ka ulur dukshmërinë në nivele shumë të ulëta, duke krijuar kushte të rrezikshme për fluturimet.

Deri më tani 3 fluturime të cilat duhej të uleshin në Heraklion u detyruan të zhvendoseshin në aeroporte alternative, si Athinë, Korfuz dhe Hania. Sipas informacioneve, dukshmëria është kufizuar në 1,000 metra, një nivel që konsiderohet pengues për ulje.
Transporti i pluhurit po favorizohet ndjeshëm edhe nga vala e motit të keq "Erminio", diçka që meteorologët e kishin parashikuar.
Përveç peizazhit të verdhë që mbizotëron në të gjithë Kretën , përqendrimi i shtuar i pluhurit afrikan e bën atmosferën mbytëse.

Sipas Observatorit Rajonal të Kretës, cilësia e ajrit klasifikohet si shumë e dobët në qendër të Hanias, me grimca PM10 që tejkalojnë shumë limitin.
Qytetarët duhet të jenë vigjilentë dhe u kërkohet të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të jenë veçanërisht të përgjegjshëm në rrugë kur ngasin automjetet.
Ekspertët rekomandojnë kujdes, veçanërisht për grupet vulnerabël, pasi përqendrimi i shtuar i grimcave të pezulluara mund të jetë i dëmshëm për shëndetin, teksa fenomeni pritet të vazhdojë, i kombinuar me forcimin e mëtejshëm të erërave.
Stuhi rëre pushton Kretën, anulohen fluturimet, Iraklio në alarm
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) April 1, 2026
Video nga Iraklio, Hania, Rethimno dhe Sitia tregojnë se ishulli i Kretës është përfshirë nga një stuhi e fortë rëre.
Fenomeni ka shkaktuar probleme serioze në transportin ajror pic.twitter.com/4dPw9JdrGY

