Fotot e fshehura shqiptare të viteve ’60 që rivalizojnë kinemanë italiane! Bedeni: Kujtojnë neorealizmin italian

Në emisionin “Ora e Betit”, drejtori i Muzeut “Marubi”, Luçjan Bedeni, lidhi direkt lidhjen për të folur mbi fotografinë shqiptare të viteve 1960 dhe stilin unik që e karakterizonte atë periudhë.

Bedeni theksoi se imazhet e asaj kohe dallojnë nga fotografia zyrtare dhe dokumentare e arkivit të ATSH-së. Ai i përshkroi fotot si të frymëzuara nga neorealizmi italian dhe me një ndjeshmëri artistike të veçantë.

“Po t’i shikojmë imazhet me vëmendje, na përgjasojnë pak me stilin e neorealizmit të Italisë, madje disa kujtojnë skena nga kinematografia italiane e epokës. Kjo është diçka që nuk e shohim tek fotografët që pasuruan arkivin e ATSH-së, i cili fokusin kryesor e ka pasur tek dokumentimi i rreth 54 kalave të ndryshme.”-tha ai.

Bedeni theksoi se kjo periudhë tregon për një rrymë artistike paralele, më njerëzore dhe me vlera estetike të padiskutueshme, që ofron një dimension tjetër të fotografisë shqiptare të viteve 1960.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA E BETIT" NË ORA NEWS: