VIDEO/ E Premtja e Madhe, Imzot Arjan Dodaj fton besimtarët në “Udhën e Kryqit”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2026, 19:44
Në kuadër të e Premtja e Madhe, një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë, do të organizohet ceremonia e “Udhës së Kryqit” në kryeqytet.
Ngjarja do të zhvillohet në Sheshin “Nënë Tereza”, më 3 prill, duke nisur nga ora 20:30, dhe pritet të mbledhë një numër të madh besimtarësh dhe qytetarësh.
“Udha e Kryqit” përkujton mundimet dhe sakrificën e Krishtit, ndërsa për besimtarët përbën një moment reflektimi të thellë shpirtëror, lutjeje dhe bashkimi në besim.
Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv i Tiranës dhe Durrësit iu bën thirrje të gjithë të interesuarve të marrin pjesë në këtë aktivitet, i cili konsiderohet një dëshmi e gjallë e besimit dhe një mundësi për të forcuar lidhjen me Zotin.
