NDRYSHON RENDITJA E FIFA-s/ Bie Shqipëria, ngjitje rekord për Kosovën
Janë publikuar përditësimet më të fundit të renditjes së FIFA-s, ku vihet re një lëvizje e lehtë për Shqipëria dhe një arritje historike për Kosova.
Kuqezinjtë kanë zbritur nga vendi i 63-të në të 64-tin, pas dy humbjeve radhazi. Fillimisht ndaj Polonisë në gjysmëfinalen e “playoff”-it me rezultatin 2-1 dhe më pas ndaj Ukrainës në një sfidë miqësore të humbur 1-0.

Ndërkohë, lajme pozitive vijnë nga kampi i Kosovës. Pavarësisht humbjes në finalen e “play off”-it ndaj Turqisë, dardanët kanë bërë një hap përpara në renditje.
Nga vendi i 79-të në janar, Kosova është ngjitur në vendin e 78-të, që përbën edhe pozicionin më të mirë në historinë e saj.
Në këtë ngritje ka ndikuar ndjeshëm fitorja spektakolare 4-3 ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale, e zhvilluar në Bratislavë.

Sa i përket majës së renditjes, ka ndryshime të rëndësishme. Franca ngjitet në vendin e parë, duke lënë pas Spanjën në vendin e dytë, ndërsa Argjentina e Lionel Messi zbret në vendin e tretë.
Ndryshime ka edhe më poshtë në “top-10”, ku Portugalia dhe Brazili shkëmbejnë vendet, me brazilianët që zbresin në pozicionin e gjashtë.

Një renditje që pasqyron formën aktuale të skuadrave dhe që sjell zhvillime interesante për muajt në vijim.

