“Sido të ndodhë ...”, mediat turke zbardhin bisedën e Muçit me trajnerin pasi u largua nga kombëtarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2026, 18:01
Ylli shqiptar i Tabzbonsporit, Ernest Muçi, i cili u largua nga grumbullimi me kombëtaren para ndeshjes me Ukrainën, do të luajë në fundjavë përballë Gallatasarait.
Mediat turke kanë zbuluar bisedën e tij me trajnerin e Trabzbonspor, ku shqiptari i ka thënë se do të luajë për skuadrën dhe ekipin çfarëdo që të ndodhë.
“Do të luaj sido që të ndodhë. Është ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Do t’i mbështes shokët e mi të ekipit në fushë”, është shprehur Muçi ndaj stafit teknik dhe doktorëve.
Muçi deri tani është duke kaluar një sezon rekord në Trabzon. Në 29 ndeshje janë 13 gola të shënuar dhe tetë të tjerë të asistuar nga ana e tij. /Vizion Plus
