BOSNJA “HIRUSHJA E BALLKANIT” NË AMERIKË/ Festa në Sarajevë deri në orët e para të mëngjesit pas fitores

Bosnja dhe Hercegovina kthen endrrën në realitet pasi mposhtën me penallti Italinë, në Zenica, duke bërë bashkë në festë një shtet të tërë, edhe pse të ndarë në disa etni.

Për ekipin boshnjak kjo ishte hera e dytë në historine e tyre që kualifikohen në një botëror duke u kthyer në “Hirushen e Ballkanit”.

Gjasat që ata tia dilnin ishin thuajse të pamundura, duke u renditur të fundit nga pritshmëritë në krahasim me 15 kombëtaret e tjera në Play OFF

Por si ishte rrugëtimi i “dragonjve” drejt Amerikës?

Ata kaluan një grup të vështirë në fazën kualifikuese, ku u ndeshen me Austrinë dhe Rumaninë, duke e mbyllur në vendin e dytë me një diference të ngushtë pikësh nga vendi i parë.

Kjo arritje iu siguroi atyre një shans tjetër për të përparuar më tej drejt përrallës, në fazën e play off, dhe googlat përcaktuan që rrugëtimi i tyre duhet të kalonte fillimisht nga Uellsi e më pas kundër Italisë.

Dy ndeshjet e playoff ishin dramatike për ballkanasit, duek u gjendur në disavantazh që në minutat e para të ndeshejs.

Por ata nuk u dorëzuan dhe barazuan 4 minuta para përfundimi ttë ndeshjes me Uellesin dhe triumfuan nga pika e bardhë e penalltive.

Po i njejti skenar u përsërit edhe në shtëpinë e tyre përballë 4 here kampionëve të botës, Italinë, me një barazim pranë fundit të sfidës dhe vulosjen e fatit të finales nga 11 metërshat ku treguan preçizion.

E ky sukses nuk mund të shmangte festën në Bosjnë deri në orët e para të mëngjesit, ku për të festuar me ekipin në rrugët e sarajevës dolën mbi 100 mijë njerëz

Ndërsa kënga zyrtare e botërorit në ShBA 'Hunchback' ishte e pashmangshme në sfond.

Bosnia dhe Hercegovina do të nisin aventurën e botërorit në grupin B mes Kanadasë, Zvicrës dhe Katarit.