TË GJITHË TË ZHGËNJYER ME ITALINË! Mediet vendase: Rekord negativ e historik për azurrët!
Eleminimi I Italise nga Botërori, për herë të tretë radhazi ka shkaktuar zhgënjim të madh ne vend. Mediet me prestigjoze e cilësojnë si dështim dhe rekord historic negativ për kombetaren azure. As trajneri Gattuso nuk e fshehu trishtimin pas ndeshjes, por tha se ekipi I tij meritonte më shumë!
Eleminimi i Italisë nga Botërori 2026 ka shkaktuar një stuhi reagimesh në mediat italiane, të cilat e cilësojnë këtë si një nga dështimet më të mëdha në historinë e futbollit “azzurr”.
“Të gjithë në shtëpi. Dështimi i tretë”, shkruajti Corriere dello Sport, “Italia pa Botëror për të tretën herë radhazi”, Bosnje feston me penallti, Italia jashtë sërish”- ishin disa prejt titujve kryesore ne gazetat më të mëdha sportive.
Sipas Sport Mediaset, ky është një rekord negativ historic për Italinë, katër herë kampione bote. Mungesa për herë të tretë radhazi në Kupën e Botës dhe për herë të katërt në total, vlerësohet si një boshllëk i paprecedentë për një komb të këtij niveli, që nuk ka marrë pjesë që nga viti 2014.
Analiza shkon më thellë, duke e cilësuar futbollin italian në krizë të plotë. Mediet italiane nenvizojne së dështimet nisën që në eliminatore, ku humbjet ndaj Norvegjisë nxorën në pah limitet e skuadrës. Ndryshimet në stol, përfshirë largimin e Luciano Spalletti-t, nuk sollën efektin e pritur. Gjithashtu theksohen problemet strukturore si: mungesa e lojtarëve italianë në Serie A, hapësirat e pakta për të rinjtë dhe forma e dobët e sulmuesve.
Në fund, pas ndeshjes, trajneri Gennaro Gattuso u shfaq i zhgënjyer, duke shmangur çdo diskutim për të ardhmen dhe duke u fokusuar te dhimbja e momentit.
Sinkron – Gennaro Gattuso, trajner i Italisë:
“Është e dhimbshme, vërtet shumë e dhimbshme. Më dhemb më shumë për ekipin sesa për veten time. Nuk dua të flas për të ardhmen time sot. Kjo nuk është e rëndësishme. Duhet të flasim për Italinë, për këtë fanellë. Mendoj se skuadra dha gjithçka dhe meritonte më shumë. Për këtë arsye, e ardhmja ime nuk ka rëndësi në këtë moment.”
Në këtë panoramë të zymtë, Italia konsiderohet tashmë një përfaqësuese e nivelit të dytë, larg elitës së dikurshme. Eliminimi bëhet edhe më i rëndë, për faktin se Botërori 2026 do të ketë 48 ekipe, pjesëmarrja më e madhe në histori.
