"Katolike prej Shkodres", kartolinë e nji gruaje t'stolisun andshëm n'hir bukurie dhe elegance

Kartolinat si kjo, janë porta t'randa qi mbajnë ndymun nji t'shkueme mbas t'cilles Shkodra ruen historinë e vet, t'shkreme me njaq andje, sa me na nguc me ju dhan dëshirushëm edhe tash, njiqind vjet prejkur kjo grua e bukur u drit nga blici e nji aparati fotografik.

Një bukuri e dritshme, njaq sa me ken i mbushun plot shkëlqim tue e kundru.

Një hir i dlir, me u ndi n'faj n'se lyp me e pa gjatë e me u mbush plot, si me nji plotni.

Një buzëqeshje si kjo, e cila edhe pse nuk mujti me u ba frymzim për një Leonardo të atij kapërcyell shekulli n'Shkodër, ajo asht njaq e amël sa dhe e mistershme, njaq grishëse sa dhe e hyjnueme në t'njerzishmen.

Po, kjo foto, asht nji dëshirim i pafajshëm dhe i papengushëm, i ethshëm gjithëpoaq, sa me t'nguc pa droje me e rrok, për me u ndi i mushun me shkëlqimin e mirësisë dhe ëmbëlsisë, që i tamëltimi e  nuri i saj kumton, si një akt i hyjshëm lutjeje dhe bekimi.

Edhe veshja, karakteristike e gruas qytetare, bjen në kyt narrativ ngucjeje n'andje, delikatesën dhe harmoninë e tan komponentëve përbamës, tue e përmbush si nuk ka ma bukur galdimin e kremtes.

Ani, kundroje kyt zonj katolike, me zjermin e atij dëshirimi dhe ndjeje se si një shekull që është në mes nesh dhe këtij kumti fotografik, është vetëm një çast qi i nepet padurimit tonë.

E tash... na vetëm mujm me e kredh n'adhurim kyt kartolinë, si për andjen femnore qi shpërfaq, njaq sa edhe për dëshmin qytetnuese.