Mbyllet procesi i numërimit, zgjidhet kreu i PD Durrës 2
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2026, 21:57
Osman Stafa zgjidhet me votat e anëtarësisë kreu i PD, dega Durrës 2.
Në përfundim të procesit të votimit, Stafa ka marrë 336 vota, ndërsa rivali i tij, mjeku Drizi, mori 238 vota.
Procesi i votimit u mbajt ditën e sotme dhe anëtarësia e PD në njësitë administrative të bashkisë konfirmoi sërish në detyrë Osman Stafën, i cili u caktua në këtë post rreth një muaj përpara zgjedhjeve të 11 majit 2025.
Tre javë më parë u mbajtën zgjedhjet për kreun e PD Durrës, dega 1, garë të cilën e fitoi kandidati Adrian Gashi.
