ZJARR NË ORIKUM/ Përfshihet nga flakët një banesë, dyshohet se shkaku ka qenë...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2026, 13:01
Një zjarr ka përfshirë një banesë në Orikum, ku dyshohet se shkak ka qenë një defekt teknik në rrjetin elektrik.
Sipas informacioneve paraprake, flakët u përhapën si pasojë e shkëndijave elektrike, duke shkaktuar dëme materiale në banesë.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat izoluan flakët dhe parandaluan përhapjen e zjarrit në banesat përreth.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar saktësisht shkaqet e zjarrit.
