Sulmuan me th*kë pronarin e servisit në Korçë/ Zbardhet dinamika dhe foto e mjeteve prerëse pas arrestimit të 3 personave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2026, 12:14
Tre persona u arrestuan në Korçë pas një konflikti në një servis makinash, ku përdorën mjete prerëse dhe sende të forta për të sulmuar pronarin.
Ngjarja ndodhi pasi dy nga të arrestuarit shkuan në servis për pakënaqësi ndaj shërbimit dhe sulmuan pronarin me mjete të forta dhe thikë.
Një person tjetër, që ishte rastësisht aty, u përfshi gjithashtu në sherr.
Pronari i servisit gjithashtu lëndoi lehtë dy nga autorët me një mjet prerës gjatë përplasjes.
Policia sekuestroi automjetin dhe mjete të prerjes që u përdorën në ngjarje.
Të lënduarit morën ndihmë mjekësore dhe më pas u larguan në banesat e tyre.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

