Prej 3 muajsh uji rrjedh nga tubi i çarë, Ujësjellësi i Fierit me pushime

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një problem të zgjatur me rrjetin e ujësjellësit në Fier, duke denoncuar se prej rreth tre muajsh një tubacion i ujit të pijshëm është çarë.

Ai thotë se tubi i çarë ndodhet në hyrje të qytetit, pranë rrethrrotullimit dhe sasi të konsiderueshme uji derdhen vazhdimisht në rrugë. Kjo situatë jo vetëm që përbën shpërdorim të ujit të pijshëm, por krijon edhe vështirësi për qarkullimin e mjeteve.

Qytetari thekson se, pavarësisht kohëzgjatjes së problemit, nuk është marrë asnjë masë për riparimin e tubacionit. Ai kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Ujësjellësi i qytetit pasi është e turpshme që uji të derdhet në këtë mënyrë ndërkohë që në verë s’kanë as ujë për t’u larë./JOQ