G*diti mësuesen e frëngjishtes me th*kë/ S*lmi në shkollën në Itali u transmetua “live” në Telegram, del VIDEO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2026, 14:36
Ngjarja e rëndë në një shkollë në Trescore Balneario, Bergamo ka marrë përmasa edhe më shqetësuese, pasi sulmi me thikë ndaj mësueses së frëngjishtes është filmuar dhe transmetuar drejtpërdrejt në platformën Telegram.
Pamjet, të shpërndara në rrjet, tregojnë itinerarin e autorit, një nxënës 13-vjeçar i klasës së tetë, nga rruga në shkollë, deri kur kryen krimin. Videoja ka shkaktuar reagime të forta dhe shqetësim të madh në opinionin publik.
Rasti ka rikthyer në vëmendje rrezikun e përdorimit të rrjeteve sociale për transmetimin e akteve të dhunshme.
Ndërkohë, autoritetet në Itali po hetojnë jo vetëm ngjarjen, por edhe mënyrën se si është realizuar dhe shpërndarë regjistrimi, duke ngritur dyshime për bashkëpunëtorë.
