Ish-kandidati i bashkisë së Taipeit dënohet me 17 vjet burg për korrupsion dhe keqpërdorim të donacioneve publike
Ish-kryetari i bashkisë së Taipeit, Ko Wen-je, është dënuar me 17 vjet burg nga një gjykatë në Tajvan, pasi u shpall fajtor për korrupsion dhe keqpërdorim të donacioneve politike.
Ai pranoi ryshfete që kapin vlerën e mbi 500,000 dollarëve gjatë mandatit të tij si kryetar bashkie dhe kishte raportuar gabimisht financat e fushatës së tij presidenciale.
Ko, themelues i Partisë Popullore të Tajvanit, ka mohuar çdo shkelje dhe mbështetësit e tij akuzojnë qeverinë për motivime politike.
Ai ishte kandidat presidencial në zgjedhjet e vitit 2024 dhe fitoi më shumë se 25% të votave, duke treguar popullaritet të konsiderueshëm për një alternativë ndaj dy partive kryesore.
Pas arrestimit të tij në vitin 2024, Ko ishte liruar me kusht, por tani do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata. Vendimi ka nxitur protesta nga mbështetësit e tij, të cilët kërkojnë drejtësi dhe shprehen se Ko është viktimë e persekutimit politik.
Ky rast ka trazuar skenën politike në Tajvan dhe ngre pyetje mbi përdorimin e drejtësisë për qëllime politike dhe mbrojtjen e pluralizmit në vend.
