Karriera para familjes/ Omeri: Dilema që po vonon amësinë tek gratë shqiptare dhe vështirësia për të gjetur një partner

Roli i gruas në shoqërinë moderne ka pësuar një transformim rrënjësor, duke zhvendosur prioritetet tradicionale dhe duke sjellë sfida të reja në krijimin e familjes.

Gjithnjë e më shumë, gratë nuk e shohin përmbushjen e tyre vetëm përmes martesës dhe amësisë, por i japin përparësi zhvillimit personal, arsimimit dhe ndërtimit të një karriere të qëndrueshme.

Për të folur më shumë në lidhje me këtë temë, e ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ishte gjinekologia Xheni Omeri.

"Roli i gruas në shoqëri ka bërë një ndryshim shumë madhor.

Tashmë kemi një grua që jetën e saj nuk e shikon të përmbushur vetëm nga aspektin që është tashmë e martuar apo po bën një fëmijë në aspektin familjar.

E ka parë shumë më gjerë. Shikon, fokusin e ka gjithmonë tek vetja fillimisht.

Pra, gjithmonë të arsimohet, të ketë një karrierë, po të ketë dhe stabilitetin e vet ekonomik dhe pastaj kërkon një partner që mund të krijojë një familje.

Dhe kur gjendet partnerin, le të themi që në një diskutim para dy ditësh po dëgjoja në një bisedë të ftuarish që gjinekologia i kishte thënë pacientes që, okay, ti na vjen 37 vjeç tani me dëshirën për për t'u bërë nënë.

Çfarë ke bërë gjithë këto vite? Pra nga mosha 25 deri në 30 vjeç, çfarë ke bërë?

Dhe përgjigja e saj ishte që,  nuk kam pasur partner, nuk po gjej dot një partner të përshtatshëm për mua.

Pra sot edhe gjetja e një partneri mendoj që ka ato vështirësitë e veta, sidomos kur gruaja është e realizuar.

Pra nuk e zgjedh partnerin thjesht se do t'i sigurojë asaj të mirat ekonomike, por e zgjedh partnerin për ato të mira dhe vlerat e karakterit që ka. Ndryshe, mënyra se si ka qenë menduar më përpara, gjetja e partnerit apo mënyra se si përshtateshin.

Një femër sa më e realizuar, e ka shumë më të vështirë që të përshtatet apo të tolerojë", u shpreh Homeri

Ndiqni intervistën e plotë: