Meta dhe YouTube humbasin gjyqin/ 20-vjeçarja fiton 3 milionë dollarë pas padisë për problemet e shëndetit mendor
Një gjykatë në Los Anxhelos ka vendosur se Meta (Facebook/Instagram) dhe YouTube kanë kontribuar në krijimin e varësisë, ankthit dhe depresionit tek një përdoruese 20-vjeçare.
Juria vendosi që platformat vepruan me pakujdesi dhe nuk paralajmëruan mjaftueshëm përdoruesit për rreziqet.
Paditëses i janë akorduar 3 milionë dollarë dëmshpërblim, prej të cilave 70% duhet të paguhen nga Meta. Google dhe Meta kanë njoftuar se do ta apelojnë vendimin.
Padia kishte filluar pasi përdorueseja pretendoi se përdorimi i vazhdueshëm i Instagram dhe YouTube nga fëmijëria e lidhur me ankthin dhe depresionin.
Funksioni i pafund i “scroll”-it dhe dizajni i platformave u konsideruan si faktorë që krijuan varësi.
Ky vendim mund të ndikojë tek shumë padi të ngjashme në të ardhmen.

