"Po mundohemi të bindim SHBA dhe Izraelin"/ Merz tregon përpjekjet e qeverisë për zgjidhje diplomatike për l*ftën në Iran

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se qeveria po bën gjithçka për të bindur Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin të kërkojnë një zgjidhje diplomatike për luftën me Iranin.

Ai tha se përfundimi i konfliktit është mënyra e vetme për të ulur rritjen e çmimeve të naftës, pasi masat tatimore ose buxhetore nuk mund të kompensojnë plotësisht rritjen e çmimeve.

Merz shtoi se është koordinuar ngushtë me Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Norvegjinë dhe vende të tjera për të gjetur një zgjidhje.

Ai pranoi se përfundimi i armiqësive kërkon vullnetin e të gjitha palëve, përfshirë Iranin, dhe se ky vullnet për momentin nuk është i qartë.

Kancelari tha gjithashtu se ka shprehur shqetësimet e Berlinit mbi pasojat e luftës për ekonominë globale në bisedat e tij me Presidentin e SHBA-së.