Rritet vigjilenca ushtarake në ishullin Kharg/ Irani përgatit mbrojtjen e zonës kyçe të eksportit të naftës
Irani po merr masa mbrojtëse në Ishullin Kharg, një nga zonat më të rëndësishme për eksportin e naftës, për të përgatitur një përshkallëzim të mundshëm ushtarak.
Autoritetet vendosën mina dhe kurthe për të parandaluar një pushtim të mundshëm të ishullit, që përpunon një pjesë të madhe të eksporteve të naftës iraniane.
Burime të ndryshme bëjnë me dije se Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) po monitoron situatën në mënyrë të vazhdueshme, duke përdorur mjete zbulimi për të identifikuar çdo ndryshim në terren dhe vendosjen e mundshme të mjeteve shpërthyese.
Ishulli Kharg është kyç për industrinë energjetike të Iranit, dhe çdo kërcënim ndaj tij mund të ndikojë jo vetëm në ekonominë e vendit, por edhe në stabilitetin e tregjeve globale të energjisë.

