VIDEO/ Inskenoi rrëmbimin e bashkëshortit të vet për followers-a, arrestohet influencerja 27-vjeçare në Brazil
Një influencuere braziliane, 27-vjeçarja Monica Fraga, është arrestuar nga autoritetet pasi rezultoi se rrëmbimi që ajo kishte raportuar një vit më parë nuk kishte ndodhur në të vërtetë.
Ngjarja kishte bërë bujë në rrjetet sociale, kur ajo publikoi një video ku shfaqej e përlotur dhe tregonte se ishte rrëmbyer bashkë me bashkëshortin e saj, Lucas.
Sipas historisë së saj, ata ishin ndaluar nga persona të armatosur, ishin çuar në një zonë pyjore dhe ishin mbajtur peng deri në pagesën e një shpërblimi.
➡️ Influencer que forjou sequestro detalhou crime: "Pensei que ia morrer"
— Metrópoles (@Metropoles) March 24, 2026
Em abril de 2025, Monniky Fraga denunciou ter sido vítima de um sequestro. À época, ela publicou um vídeo contando detalhes do crime
Leia na coluna de @mirelle_ap pic.twitter.com/Yn4OtxDKbp
Hetimet e policisë në Brazil nxorën një tjetër version.
Me kalimin e kohës, u krijua dyshimi se rrëmbimi ishte i organizuar dhe se vetë Fraga kishte marrë pjesë në plan për të tërhequr vëmendje dhe për të rritur ndjekësit në rrjetet sociale.
Sipas autoriteteve, bashkëshorti i saj nuk kishte dijeni për këtë skemë.
Në këtë histori dyshohet se janë përfshirë edhe tre persona të tjerë.
Njëri ndodhet në burg për çështje të tjera, një tjetër ka humbur jetën para se të arrestohej, ndërsa një i tretë dyshohet se ka marrë paratë e shpërblimit.
Tani, 27-vjeçarja përballet me akuza për zhvatje, pengim të drejtësisë dhe përfshirje në një ngjarje të rreme që ka angazhuar pa nevojë policinë.
Avokatët e saj kanë kërkuar që ajo të qëndrojë në arrest shtëpiak, duke përmendur faktin që ka fëmijë të vegjël.

