Orban 'shtrëngon' dorën ndaj Ukrainës/ Hungaria bllokon furnizimin me gaz për 30 ditë derisa Kievi të...

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, njoftoi se vendi i tij do të ndalojë gradualisht furnizimet me gaz natyror për Ukrainën, derisa Kievi të rikthejë rrjedhën e naftës ruse përmes tubacionit Druzhba.
Sipas Orbanit, Ukraina ka bllokuar funksionimin e tubacionit të naftës për 30 ditë, dhe për sa kohë që nuk ka furnizim, Hungaria nuk do të dërgojë gaz në Ukrainë.
Gazet që ishte planifikuar për Ukrainën do të ruhet në depozitat hungareze.
Kryeministri sqaroi se ky vendim synon të mbrojë sigurinë energjetike të Hungarisë, çmimet e mbrojtura të benzinës dhe të gazit, dhe se vendi deri tani ka arritur të rezistojë ndaj presioneve duke mbajtur çmimet më të ulëta në stacionet e karburantit në Evropë.
Ai gjithashtu përmendi se Ukraina po ndikon edhe në rrugën jugore të gazit që furnizon Hungarinë, duke iu referuar tubacionit TurkStream që sjell gaz rus përmes Turqisë dhe Ballkanit.

