DETEKTORË PËR A*MËT/ Georgia drejt vendimit për instalimin e sistemeve në çdo shkollë
Shteti amerikan i Xheorgias është pranë një vendimi që mund të ndryshojë qasjen ndaj sigurisë në shkolla. Autoritetet po shqyrtojnë instalimin e sistemeve për zbulimin e armëve në të gjitha institucionet publike. Nisma synon parandalimin e dhunës, por ka nxitur debat për privatësinë dhe kostot. Nëse miratohet, mund të shërbejë si model për gjithë SHBA-të.
Shteti Amerikan i Georgias është në prag të një vendimi historik që mund ta bëjë atë të parin në SHBA që instalon sisteme të zbulimit të armëve në të gjitha shkollat publike.
Sipas raportimeve, projektligji është pjesë e një pakete më të gjerë masash për rritjen e sigurisë në shkolla, në një kohë kur shqetësimet për dhunën me armë mbeten të larta në nivel kombëtar.
Plani parashikon përdorimin e teknologjisë së avancuar për skanimin e nxënësve dhe vizitorëve në hyrje të institucionve arsimore, duke synuar identifikimin e armëve pa krijuar radhë të gjata apo ndërprerjet procesit mësimor.
Mbështetësit e nismës argumentojnë se kjo është një masë e domosdoshme për të parandaluar tragjeditë dhe për të garantuar një mjedis më të sigurt për nxënësit dhe stafin.
Megjithatë iniciativa nuk ka kaluar pa kritika, disa prindër dhe aktivistë të të drejtave civile shprehin shqetësimin për ndikimin që këto sisteme mund të kenë në privatësinë e nxënësve dhe koston e lartë të implementimit në shkallë shtetërore.
Po ashtu ekspertë të arsimit paralajmërojnë se siguria fizike duhet të shoqërohet edhe me investime në shëndetin mendor dhe mbështetje psikologjike të të rinjve .
Autoritetet në Georgia theksojnë se vendimi përfundimtar do të merret pas konsultimeve të mëtejshme dhe analizës së kostove, por nëse miratohet ky projekt mund të shërbejë si model për shtete të tjera amerikane.
Në kë klimë ku siguriaa në shkolla është bërë prioritet kombëtar, hapi i Georgias pritet të ndiqet me vëmendje si nga politikëbërësit, ashtu edhe nga komunitetet në të gjithë vendin.
