Përfshihet nga flakët një hotel në Paris, pranë pallatit Elysee/ Evakuohen rreth 400 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2026, 14:42
Një hotel në Paris është përfshirë nga flakët.
Zjarri fillimisht shpërtheu në bodrumin e Hotel Bristol dhe më pas flakët u përhapën me shpejtësi. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, rreth 400 persona janë evakuuar.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë rreth 100 zjarrfikës. Hoteli që u përfshi nga flakët, në pronësi të një kompanie gjermane, ishte pranë Pallatit Elyseese.
