Sureale shifrat e interesit të përfituara nga shitja 4.9 miliardë euro e Chelseat në 2022!
Gazeta “The Sun” ka zbuluar shifrat sureale që lidhen me interesin e fituar tashmë nga shitja prej 4.9 miliardë eurosh e Chelseat në vitin 2022, një vendim i marrë në atë kohë nga rusi Roman Abramovich.
Sipas të njëjtit burim, këto asete, të cilat janë të ngrira në një llogari bankare në Mbretërinë e Bashkuar, kanë dhënë tashmë më shumë se 280 milionë euro, ose rreth 72 milionë euro në vit.
Në atë kohë, Abramoviç u “detyrua” ta shiste klubin, pasi qeveria britanike i vendosi sanksione pas veprimeve të Rusisë kundër Ukrainës. Dhe objektivi kryesor i Mbretërisë së Bashkuar mbetet t’i përdorë këto para ekskluzivisht për të ndihmuar viktimat e luftës në Ukrainë.
Vlen të kujtohet se udhëheqja e Chelseat i kaloi, në vitin 2022, amerikanit Todd Boehly, bashkëpronar i LA Dodgers.
