KOMBËTARJA PËRGATITET PËR POLONINË! Kuqezinjtë nisin stërvitjen në Tiranë për sfidën me Poloninë

Kombëtarja ka nisur përgatitjet për sfidën me Poloninë. Kuqezinjtë janë grumbulluar në Tiranë, teksa do të kryejnë disa seanca stërvitore në kampin stërvitor në “Shtëpinë e Futbollit”. Silvinjo pritet ta ketë grupin e plotë, pasi deri më tani nuk ka mungesa për shkak dëmtimesh.

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të play-off-it të Botërorit 2026 ndaj Polonisë më 26 mars në Varshavë. Për këtë përballje historike, kuqezinjtë kanë nisur këtë të hënë përgatitje në Tiranë.

Trajneri Silvinjo do të kryejë disa seanca stërvitore me lojtarët në kampin stërvitor në “Shtëpinë e Futbollit”. Tekniku pritet ta ketë grupin e plotë, pasi deri më tani nuk ka mungesa për shkak dëmtimesh.

Atmosfera në skuadër paraqitet pozitive, ndërsa lojtarët shprehen të motivuar për të dhënë maksimumin dhe për të arritur një rezultat pozitiv në këtë përballje.

Pjesa më e madhe e lojtarëve kanë mbërritur në kombëtare, ndërsa do të kryejnë disa seanca për të parë gjendjen e tyre.

Lajmi i mirë për Silvinjon është rikthimi në fushë i Berat Gjimshitit. Mbrojtësi luajti titullar në fitoren 1 me 0 të Atalantës ndaj Veronës. Ndërkaq ai është përfshirë në formacionin e javës në serinë a.

Gjithashtu moment të mirë po kalon edhe risia e Silvinjos. Bujar Pllana shënoi gol, vetëm pas orë pasi mori ftesën nga kombëtarja.

Kombëtarja do të stërvitet për dy ditë në Tiranë, teksa më pas do të fluturojë drejt Varshavës për të luajtur sfidën historike ndaj Polonisë.