VIDEO/ Po kryenin punime brenda turbinës, zjarri i papritur i merr jetën 3 personave në Korenë e Jugut
Tre persona humbën jetën të hënën në një aksident tragjik në një park me energji me erë në Qarkun Yongdeok, në Provincën Gyeongsang Veriore të Koreisë së Jugut. Ata po kryenin punime mirëmbajtjeje brenda një turbinë kur shpërtheu zjarri papritur.
Për të fikur flakët u angazhuan 11 helikopterë, 50 automjete zjarrfikëse dhe 148 zjarrfikës.
Trafiku në rrugët përreth u pezullua për shkak të rrezikut nga mbeturinat që mund të binin nga turbina.
Autoritetet po kryejnë hetime për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e tragjedisë.
JUST IN - 3 maintenance workers die inside a wind turbine after it caught fire in Yeongdeok, South Korea. Officials deployed 11 helicopters, 148 personnel and 50 vehicles to put out the fire — Korea Herald pic.twitter.com/c3RPqhf4Cy
— Disclose.tv (@disclosetv) March 23, 2026
