Protesta e djeshme, zemërim jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj “vjedhjeve” të Erion Veliaj

Në protestën kombëtare të opozitës, më 22 mars, protestuesit hodhën lëndë piroteknike drejt disa institucioneve në qendër të kryeqytetit, e mes tyre edhe drejt Bashkisë së Tiranës.

E parë në një këndvështrim më të gjerë, nuk bëhet fjalë vetëm për një akt rastësor si vijim i shprehjes së pakënaqësisë, por edhe si një shenjë zemërimi e drejtpërdrejtë ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Kjo lëvizje e protestuesve në drejtim të bashkisë lidhet me figurën e Veliajt dhe me perceptimin e publikut se ai ka keqpërdorur pushtetin për interesa personale dhe politike.

Protesta e djeshme, zemërim jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj

Bashkia e Tiranës nuk është thjesht një godinë institucioni, por përfaqëson edhe ambientet ku Veliaj ka kryer sipas tyre keqpërdorime të fondeve publike, gjë që i ka detyruar protestuesit ta mendojnë edhe këtë godinë si objekt të shprehjes së revoltës.

Erion Veliaj përballet me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, që janë ngritur ndaj tij në përfundim të hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Akuzat ndaj Veliajt lidhen kryesisht me korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim i produktit të veprës penale dhe mosdeklarim të pasurisë.

Më konkretisht, 13 akuzat për 5 vepra të rënda penale janë:

1. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “A. K.” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Fusha” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
3. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Palushi” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

Protesta e djeshme, zemërim jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj

4. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “G.-A” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
5. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Kontakt” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
6. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Eventus” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
7. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Muza” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
8. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “BYL-A” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
9. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Frobolous” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
10. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;
11. “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal;
12. “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal;
13. “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Me pak fjalë, fishekzjarrët dhe brohoritjet drejt godinës së Bashkisë së Tiranës përmbajnë një mesazh të qartë, se qytetarët nuk janë të gatshëm të harrojnë skandalin e kryebashkiakut të arrestuar të kryeqytetit, Erion Veliaj./CNA